Zyrtari i Kremlinit tregon se kur Rusia do t’i jap fund operacionit në Ukrainë

Zyrtari i Kremlinit tregon se kur Rusia do t’i jap fund operacionit në Ukrainë

07:15, 21/04/2022

Operacioni ushtarak i Moskës do të përfundojë kur NATO të ndalojë përdorimin e territorit ukrainas për të kërcënuar Rusinë, tha Alexey Polishchuk, një zyrtar i lartë në ministrinë e jashtme të Rusisë, për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Tass.

"Operacioni special ushtarak do të përfundojë kur të përmbushen detyrat e tij. Midis tyre janë mbrojtja e popullsisë paqësore të Donbasit, demilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës, si dhe eliminimi i kërcënimeve ndaj Rusisë që vijnë nga territori ukrainas për shkak të kapjes së saj nga vendet e NATO-s”, tha Polischuk.

Megjithatë, ai nuk dha asnjë detaj se si NATO po kërcënonte Rusinë nga territori i Ukrainës.

Diplomati shtoi se operacioni "po shkonte siç ishte planifikuar" dhe se "të gjitha qëllimet e tij do të arrihen".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco