Zjarr i madh në Arizona, 2 mijë banorë braktisin banesat

Zjarr i madh në Arizona, 2 mijë banorë braktisin banesat

19:30, 20/04/2022

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Arizona të SHBA-ve, duke djegur të paktën 24 ndërtesa. Flakët e zjarrit janë përhapur në përmasa të mëdha nga era e fortë.

Si rrjedhojë mbi 2 mijë banorë rreth zonës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për arsye sigurie, pasi flakët po përhapen shumë shpejt.

Zjarri, i quajtur “Zjarri i Tunelit”, përfshiu Arizonën verilindore, duke djegur kodra 23 milje në veri të Flagstaff dhe duke shkrumbuar më shumë se 66,000 hektarë tokë, sipas Inciweb Fire Information System.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco