Parashikimi i zymtë për luftën në Ukrainë nga zyrtari europian: 20,000 mercenarë rusë Wagner drejt Donbass

Parashikimi i zymtë për luftën në Ukrainë nga zyrtari europian: 20,000 mercenarë rusë Wagner drejt Donbass

12:22, 20/04/2022

Rreth 20.000 mercenarë rusë Wagner si dhe luftëtarë nga Siria dhe Libia janë tashmë në Ukrainë duke luftuar përkrah forcave ruse, sipas një zyrtari europian i cili ka preferuar të jetë anonim.

Zyrtari europian gjithashtu pretendon se këto mercenarë po shkojnë drejt Donbass në Ukrainën Lindore ku dhe është përqëndruar ofenisiva e trupave ruse.

Sipas gazetës franceze "Le Figaro" , këta persona nuk kanë automjete apo armë të rënda dhe janë gjetur në Ukrainë për të përforcuar trupat ruse.

Ai shtoi se është e vështirë të vlerësohet saktësisht se sa nga këta "10 deri në 20,000 burra" janë mercenarë të Wagner dhe sa janë luftëtarë nga Libia apo Siria. 

Zyrtari evropian theksoi gjithashtu se brenda katër muajve forcat ruse do të kenë marrë kontrollin e Luhanskut një pjesë të Donbass dhe një "urë" në rajonin e Zaporizhia.

Ai shprehu gjithashtu besimin se qyteti strategjik i Ukrainës , Mariupol, do të shkatërrohet plotësisht, duke vlerësuar se humbjet do të jenë " më keq se në Bucha".

 Sa i përket organizatës private “Wagner”, kujtojmë se bëhet fjalë për ushtrinë private të presidentit Putin, e cila përbëhet nga dhjetëra mijëra mercenarë të përzgjedhur rusë.

Grupi drejtohet nga Dmitry Utkin dhe financohet nga i besuari i Putinit , oligarku rus Yevgeny Prigotsin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco