Dhjetëra mijëra rusë largohen nga Rusia për t'i shpëtuar regjimit të Putinit, ja ku po strehohen

Dhjetëra mijëra rusë largohen nga Rusia për t'i shpëtuar regjimit të Putinit, ja ku po strehohen

12:45, 19/04/2022

Gjithnjë e më shumë rusë po ikin nga vendi i tyre nga frika se mos arrestohen pasi kundërshtojnë luftën e Putinit në Ukrainë, ose mund të rekrutohen nga Kremlini për të luftuar në vijën e parë të luftën në Ukrainë, sipas rrjetit gjermam n-tv.

Shumë prej tyre kanë gjetur strehin në Turqi, Gjeorgji dhe Armeni po sipas këtij rrjeti, i cili shton se në këto tre vende janë të njohura për numrin e madh të emigrantëve rusë.

Në Stamboll dhe kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, një organizatë vullnetare mbështet "të gjithë ata që kanë lënë atdheun e tyre".

“Ne përpiqemi t'u ofrojmë të gjitha llojet e ndihmës që ata të qëndrojnë falas për një kohë dhe të riorganizohen në mënyrë që të shohin se çfarë do të bëjnë tani e tutje”, thekson organzita.

“Rusët që vendosën të iknin kishin frikë se nuk do të kishte punë për ta për shkak të sanksioneve të ashpra të Perëndimit .

 Përveç kësaj, të rinjtë ndiheshin të pasigurt se do të detyroheshin të luftonin në frontin e Kremlinit. Megjithatë, shumica e rusëve në mërgim janë njerëz të arsimuar”, shpjegon një vullnetare e organizatës.

Organizata është themeluar në fillim të marsit, menjëherë pas fillimit të luftës dhe financohet nga donacione. 

Një sponsor i njohur është Mikhail Khodorkovsky, një anëtar i opozitës ruse që jeton në Londër. 

Vetëm në Stamboll, deri më tani, ka më shumë se 200 akomodime.

Rreth 100,000 rusë thuhet se janë strehuar në Jerevan.

 Në kryeqytetin e Armenisë, hotelet, bujtinat dhe apartamentet me qira janë mbushur plot, siç raporton një gazetar i Agjencisë Gjermane.

 Në Gjeorgji, nga mesi i marsit, autoritetet kishin regjistruar ardhjen e 30,000 rusëve po sipas rrjetit gjerman n-tv.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco