Presidentët e Polonisë dhe shteteve baltike do të takohen me Zelensky në Kiev

Presidentët e Polonisë dhe shteteve baltike do të takohen me Zelensky në Kiev

07:43, 13/04/2022

Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë janë nisur për në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev për të takuar Presidentin e Ukrainës Zelensky, njoftoi një këshilltar i liderit polak.

Vendet tona “po i tregojnë mbështetjen, Ukrainës dhe Presidentit Zelensky”, ka thënë në Twitter këshilltari i presidentit polak Andrzej Duda, Jakub Kumoch.

Vizita e tyre vjen disa ditë pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson vizitoi qytetin të shtunën.

Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia janë të gjitha anëtare të aleancës ushtarake të NATO-s.

 

 

Image

 

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco