Boris Johnson do të gjobiten për festat gjatë karantinës

Boris Johnson do të gjobiten për festat gjatë karantinës

15:32, 12/04/2022

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe kancelari Rishi Sunak do të gjobiten nga policia për pjesëmarrje në festat gjatë periudhës së karantinës.

Selia e qeverisë konfirmoi se dyshja kishte marrë njoftim nga Policia Metropolitane se atyre do t'u jepeshin penalitete.

Udhëheqësi i laburistëve Sir Keir Starmer u bëri thirrje dy politikanëve që të japin dorëheqjen.

Policia Metropolitane po heton shkeljen e supozuar të ligjit Covid në 12 tubime në Whitehall dhe Downing Street.

Deri më tani janë lëshuar më shumë se 50 gjoba.

Policia nuk tregoi emrat e personave që morën gjobat, por qeveria britanike ka premtuar të zbulojë nëse Johnson dhe Sunak do të jenë mes tyre.

Një zëdhënës i Johson tha se ata nuk ishin informuar se për çfarë ishte lëshuar gjoba.

Por Sir Keir tha se kjo tregonte se konservatorët ishin "krejtësisht të papërshtatshëm për të qeverisur", duke shtuar: "Britania meriton më shumë dhe më mirë”.

"Boris Johnson dhe Rishi Sunak kanë shkelur ligjin dhe kanë gënjyer vazhdimisht publikun britanik. Ata të dy duhet të japin dorëheqjen."

Udhëheqësi i Liberal Demokratëve, Sir Ed Davey bëri thirrje që Parlamenti-i cili aktualisht është në pushimet e Pashkëve-të mblidhet për të mbajtur një votë mosbesimi ndaj kryeministrit.

Ai shtoi: "Kjo është një qeveri në krizë që neglizhon një vend në krizë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco