Nëse Rusia përdor armë kimike, kjo do të ishte përgjigjja e Perëndimit

Nëse Rusia përdor armë kimike, kjo do të ishte përgjigjja e Perëndimit

12:59, 12/04/2022

“Të gjitha opsionet janë në tryezë” për mënyrën se si Perëndimi do të përgjigjet nëse Rusia përdor armë kimike në Ukrainë, tha të martën ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë.

Kjo deklaratë e tij vjen pas raporteve të pakonfirmuara për një sulm të mundshëm që përfshin përdorimin e një substancë kimike në qytetin ukrainas Mariupol, por raportet e tilla Britania e Madhe nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë, tha James Heappey për Sky News.

“Mendoj se është e dobishme të ruhet njëfarë paqartësie […] se cila saktësisht do të ishte përgjigjja, por le të jemi të qartë, nëse ato përdoren fare, atëherë presidenti rus Vladimir Putin duhet të dijë se të gjitha opsionet e mundshme janë në tryezë për sa i përket mënyrës sesi Perëndimi mund të përgjigjet”, tha Heappey.

Do të ishte një përgjigje “efektive” dhe “e mirëmenduar”, shtoi ai.

“Këto janë armë të tmerrshme vetëm të mendosh se mund të përdoren”, tha Heappey.

Heappey tha se disa trupa ukrainase do të mbërrijnë në Britaninë e Madhe në ditët në vijim për të mësuar se si të operojnë 120 automjete të blinduara britanike që do të dërgohen në Ukrainë, së bashku me raketat mbrojtëse dhe antitank si pjesë e një pakete të re ushtarake.

“Ne po i qëndrojmë afër Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës sa po mundemi”, tha ai në një intervistë të tjetër me radion LBC në Londër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco