Zbulohet dekreti i Kremlinit, mijëra ukrainas po zhvendosen në Rusinë e largët

Zbulohet dekreti i Kremlinit, mijëra ukrainas po zhvendosen në Rusinë e largët

09:06, 12/04/2022

Mijëra ukrainas po zhvendosen milje larg shtëpive të tyre, në rajonet më të largëta të Rusisë, thuhet në një dokument të Kremlinit, shkruan media britanike Dailymail.

Refugjatët që thuhet se janë marrë në pyetje për orë të tëra dhe janë zhvendosur me autobusë, dyshohet se janë dërguar në Çeçeni,  Ingushetia, Dagestan dhe deri në Sakhalin - ishulli më i madh në Rusi që ndodhet në veri të Japonisë në Oqeanin Paqësor.   

Sipas dekretit asnjë ukrainas nuk do të dërgohet në qytetet më të mëdha të Rusisë, si Moskë, Shën Peterburg.

Kremlini muajin e kaluar dha një urdhër urgjent, për të zhvendosur 95,739 njerëz në rajone të largëta të vendit, duke thënë se qeveria 'miraton shpërndarjen' e qytetarëve të Federatës Ruse, Ukrainës, Donetsk-ut dhe Luganskut, dhe individëve pa shtetësi për "entitetet përbërëse të Federatës Ruse".

Dekreti thuhej se përfshinte dispozita për dërgimin e 11,398 njerëzve në Siberi, 7,218 në Lindjen e Largët dhe 7,023 në Kaukazin e Veriut, me rajone që thuhet se duhet të përditësojnë Moskën për mbërritjet çdo muaj.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco