Sekuestrohen kriptovaluta në vlerë 3.6 miliardë dollarë

Sekuestrohen kriptovaluta në vlerë 3.6 miliardë dollarë

19:45, 08/02/2022

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka njoftuar sekuestrimin më të madh financiar ndonjëherë – mbi 3.5 miliardë dollarë - dhe arrestimin e një çifti në New York, të akuzuar se komplotuan shpëlarjen e miliarda dollarëve në kriptovaluta të vjedhura përmes hakimit më 2016 në një shkëmbim të monedhës virtuale.

Zyrtarë kanë thënë se ata rikthyer kriptovalutat në vlerë prej gati 3.6 miliardë dollarë të lidhura me hakerët e njohur si Bitfinex, raporton AP.

Një shtetas rus dhe një amerikane u arrestuan në Manhattan, të dyshuar se përdorën metoda të sofistikuara për të shpëlarë paratë e vjedhura dhe për bashkëpunim për të gënjyer SHBA-në.

 

Kriptovalutat e vjedhura me vlerë prej 71 milionë dollarë në kohën kur ishin vjedhur, tani ka vlerën prej 4.5 miliardë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco