Dje në Poloni, sot 100 ushtarët e parë amerikanë arrijnë në Rumani

Dje në Poloni, sot 100 ushtarët e parë amerikanë arrijnë në Rumani

19:11, 08/02/2022

Kanë mbërritur në Rumani ushtarët e parë amerikanë, të dërguar nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Kjo lëvizje ushtarake sipas Biden do të shërbejë për forcimin e aleatëve në frontin lindor në dritën e krizës ukrainase.

Sipas ministrit rumun të Mbrojtjes, Vasile Dincu, 100 ushtarët amerikanë janë të angazhuar në vendin ballkanik në aktivitete logjistike, së bashku me trupat rumune.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të dërgojnë gjithsej 3 mijë ushtarë në Poloni dhe Rumani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco