Papa kërkon falje publike për rastet e abuzimit

Papa kërkon falje publike për rastet e abuzimit

16:53, 08/02/2022

Papa Benedikti XVI, i pensionuar, ka kërkuar falje për çdo gabim lidhur me rastet e abuzimit seksual në kisha, por mohoi se kishte ndonjë lidhje personale me to.

“Kam përgjegjësi të mëdha në Kishën Katolike. Më e madhe është dhimbja për abuzimet dhe gabimet që kanë ndodhur në ato vende të ndryshme gjatë mandatit tim”, ka thënë ai.

Kërkesat që dikush të marrë përgjegjësi për rastet janë rritur përgjatë vitesh ndërsa kishat për dekada kanë mbuluar abuzimet e priftërinjve ndaj fëmijëve, raporton AP.

 

Benedikti po i përgjigjej një raporti gjerman që po hetonte rastet e abuzimit seksual në dioqezën në Munich gjatë viteve 1945-2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco