Vrasja e Alkis: Fajtorët thyejnë 'omerta' - kodin e heshtjes së huliganëve

Vrasja e Alkis: Fajtorët thyejnë 'omerta' - kodin e heshtjes së huliganëve

08:14, 08/02/2022

Athinë - Burime nga gjykata greke deklaruan të hënën se huliganët e futbollit të arrestuar në lidhje me vrasjen javën e kaluar të 19-vjeçarit Alkis Kambanos po thyejnë heshtjen për atë që ndodhi në atë natë fatale, duke u dhënë hetuesve një kuptim më të mirë se si ndodhi ngjarja.

Në mënyrë indikative, burimet policore greke thanë të hënën se ata "kanë një pasqyrë të qartë se çfarë ka bërë secili".

Tetë të rinjtë e tjerë që u arrestuan të dielën mbrëma në Selanik thuhet se do të fillojnë të dalin para prokurorit të mërkurën deri të premten.

Arrestimet u kryen në bazë të urdhër-arresteve të lëshuara nga autoritetet hetimore mëngjesin e së dielës. Ata përballen me ndjekje penale për një vrasje dhe dy vrasje në tentativë. Ata dolën para një magjistrati hetues të hënën dhe iu dha një afat për të përgatitur mbrojtjen e tyre.

Të arrestuarit janë shtatë grekë dhe një shtetas shqiptar, nga 19 deri në 22 vjeç, të cilët u identifikuan si pjesëmarrës në sulmin vdekjeprurës në lagjen Harilaou pak pas mesnatës së të hënës së kaluar.

Për të njëjtin rast janë identifikuar edhe tre persona të tjerë, mes të cilëve një 23-vjeçar me origjinë shqiptare i cili u arrestua të mërkurën e kaluar, si dhe dy të tjerë që deri tani i kanë shpëtuar arrestimit. Njëri prej këtyre të fundit, një 20-vjeçar, mësohet se është arratisur në Shqipëri vetëm një ditë pas vrasjes dhe është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

Personi i dytë që po kërkon policia është një 20-vjeçar grek, i cili ndryshe nga të tjerët jeton në Athinë.

Të gjithë të implikuarit janë tifozë të klubit të futbollit PAOK të Selanikut dhe anëtarë të shoqatave të ndryshme të tifozëve.

Gjashtë nga tetë të arrestuarit të dielën kanë pasur përplasje me ligjin në të kaluarën, në lidhje me mbajtjen e armëve pa leje, duke shkaktuar dëme dhe trazira publike dhe incidente në stadiume.

23-vjeçari që u arrestua të mërkurën dhe personi tjetër që arriti të arratisej në Shqipëri kishin sulmuar dy tifozë të Arisit në mars të vitit 2019, në të njëjtin vend ku u vra Kambanos.

23-vjeçari është identifikuar si personi që ka goditur me levë, të riun Kambanos në kokë. Për më tepër, gjurmët e gishtërinjve zbuluan një tjetër mes të arrestuarve që qëlluan të dielën me thikë e i dha goditjen fatale në kofshë Kambanos, duke goditur një arterie dhe duke i shkaktuar gjakderdhjen deri në vdekje./ar.sh/SYRI.NET

Lexo edhe: Policia greke përpilon ‘listën e zezë’ të 300 huliganëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco