VIDEO/ Arratisja nga burgu në Kretë, kontrolle të rrepta për gjetjen e dy të burgosurve të tjerë

VIDEO/ Arratisja nga burgu në Kretë, kontrolle të rrepta për gjetjen e dy të burgosurve të tjerë

07:40, 08/02/2022

Pas një operacioni të befasishëm policor në Kretë dhe shërbimeve të tjera, tre nga pesë të dënuarit që arritën të arratiseshin nga ambientet e paraburgimit në Chania, Kretë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme.

Sipas medieve greke tre nga katër shqiptarët janë arrestuar teksa tentonin të takonin në person.

Konkretisht bëhet fjalë për 43 vjeçarin shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe grabitje, një 32 vjeçar po shqiptar i dënuar për grabitje dhe një 29 vjeçar dhe ky shqiptar i dënuar për drogë.

Pas arrestimit të tre shqitparëve, policia greke sekuestroi sasi të vogla kanabis dhe heroinë të cilat kishin arritur t’i blinin, si dhe një thikë të cilën e dispononte njëri prej të arrestuarve.

 Gjithashtu është gjetur makina e dytë, e  cila ishte vjedhur nga fshati Sises i Rethymnos,  e cila po hetohet.

Në të njëjtën kohë, për kapjen e dy të burgosurve të tjerë kontrollet janë shtuar, në porte dhe aeroporte.

 Tipike janë pamjet nga porti i Heraklionit, ku Roja Bregdetare dhe Policia greke, kryejnë kontrolle të imta në të gjitha mjetet dhe veçanërisht ato të rënda për lokalizimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco