Norvegjia u kërkon ushtarëve që të kthejnë brekët pas shërbimit

Norvegjia u kërkon ushtarëve që të kthejnë brekët pas shërbimit

13:59, 11/01/2022

Kopenhagen, Danimarkë  - Rekrutët në Norvegji janë urdhëruar të kthejnë të brendshmet, sytjenat dhe çorapet pas përfundimit të shërbimit të tyre ushtarak, në mënyrë që grupi tjetër i rekrutëve të mund t'i përdorë ato.

Ushtria norvegjeze tha të hënën se po luftonte me pakësimin e furnizimeve, pjesërisht për shkak të pandemisë.

Organizata Norvegjeze e Logjistikës së Mbrojtjes tha për shkak të krijimit të një krize në stoqeve, vendim është i nevojshëm pasi u siguron Forcave të Armatosura sasi më të mëdha veshjesh në dispozicion për ushtarët e rinj që fillojnë shërbimin e tyre fillestar".

Zëdhënësi  për shtyp, Hans Meisingset tha se me "kontrollet dhe pastrimin e duhur, ripërdorimi i veshjeve konsiderohet një praktikë e përshtatshme dhe e shëndetshme".

Deri kohët e fundit, rreth 8,000 të rinj dhe të reja që çdo vit kryejnë shërbimin e tyre ushtarak i kthyen veshjet e tyre të jashtme, por u lejuan të largoheshin nga kazermat me të brendshmet dhe çorapet që u ishin lëshuar.

Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm si për burrat ashtu edhe për gratë në Norvegji dhe zgjat nga 12 deri në 19 muaj.

Meisingset tha se pandemia nuk ishte arsyeja e vetme pse stoku i veshjeve është i ulët për disa artikuj. Kjo varet edhe nga financat, kontratat dhe çështje të tjera.

Revista e mbrojtjes kombëtare e Norvegjisë, anëtare e NATO-s, Forsvarets Forum, raportoi se nuk ishte hera e parë që Forcat e Armatosura kishin luftuar me probleme të tilla, me një zëdhënës të sindikatës që tha se "ka qenë një problem i përsëritur" për vite me rradhë. Në qershor 2020, një e treta e veshjeve dhe pajisjeve të ushtarëve mungonin.

“Një vit më parë, ne patëm të njëjtat mangësi në veshjet, mungonin madhësitë më të mëdha dhe më të vogla të këpucëve,” citohet të ketë thënë Eirik Sjoehelle Eiksund. duke shtuar se ai besonte se ndodhi për shkak të gabimeve në sistem rreth porosisë dhe dorëzimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco