OKB bën thirrje për ndihmë: Mos ia mbyllni derën popullit afgan!

OKB bën thirrje për ndihmë: Mos ia mbyllni derën popullit afgan!

11:49, 11/01/2022

Agjencia humanitare e OKB-së është shprehur sot se 4.4 miliardë dollarë nevojiteshin për Afganistanit, ndërsa kërkohen dhe 623 milion dollarë të tjera për të mbështetur miliona afganë që strehohen përtej kufijve të tij.

''Më shumë se gjysma e popullsisë në Afganistan, rreth 22 milionë njerëz – përballet me urinë akute' thanë Kombet e Bashkuara, duke shtuar se 5.7 milionë afganë të tjerë të zhvendosur në pesë vende fqinje kishin nevojë për ndihmë jetike këtë vit.

“Një katastrofë e plotë humanitare po afrohet. Mesazhi im është urgjent: mos ia mbyllni derën popullit të Afganistanit,” tha Koordinatori i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Ndihmat Emergjente Martin Griffiths.

“Na ndihmoni të rritemi dhe të shmangim urinë, sëmundjet, kequshqyerjen dhe përfundimisht vdekjen .”

Pa paketën e ndihmës, "nuk do të ketë të ardhme", u tha Griffiths gazetarëve në Gjenevë.

Që kur talebanët morën kontrollin e Afganistanit gushtin e kaluar, vendi është zhytur në kaos financiar, me inflacion dhe papunësi në rritje pasi Uashingtoni ngriu miliarda dollarë të aseteve të vendit dhe institucionet financiare ndërkombëtare pezulluan fondet. 

Për më tepër, furnizimet me ndihma janë ndërprerë shumë për shkak të sanksioneve të SHBA.

Afganistani gjithashtu pësoi thatësirën më të keqe në dekada në 2021.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco