Koreja e Veriut lëshon raketën e dytë brenda gjashtë ditësh

Koreja e Veriut lëshon raketën e dytë brenda gjashtë ditësh

07:40, 11/01/2022

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë të dytë të dyshuar si balistike, më pak se një javë pasi lëshoi atë që pretendonte se ishte një raketë hipersonike.

Koreja e Jugut tha se e zbuloi hedhjen e raketës në orën 7:27 me orën lokale të së martës (22:27 GMT të hënën).

Roja bregdetare e Japonisë raportoi gjithashtu hedhjen e raketës, duke thënë se Koreja e Veriut kishte lëshuar një "objekt të ngjashëm me raketën balistike".

Kjo vjen menjëherë pasi shtete vende dhanë një deklaratë duke i kërkuar veriut të ndalë "veprimet destabilizuese".

"Ushtria jonë zbuloi një raketë të dyshuar balistike të lëshuar nga  Koreja e Veriut, nga toka, në drejtim të Detit Lindor,"  tha shefi i shtabit të Koresë së Jugut (JCS), duke shtuar se autoritetet e inteligjencës nga Koreja e Jugut dhe SHBA ishin në proces të kryerjes së një analize të detajuar..

Lëshimi i fundit nënvizon zotimin e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un për të forcuar mbrojtjen e vendit si pjesë e prioriteteve të politikës së tij për vitin 2022, të cilat u përshkruan gjatë një takimi kyç në dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco