Vdes David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Evropian, në moshën 65-vjeçare

Vdes David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Evropian, në moshën 65-vjeçare

07:17, 11/01/2022

David Sassoli, President i Parlamentit Evropian dhe socialdemokrat italian, ka vdekur brenda kësaj nate në Itali në moshën 65-vjeçare, tha zëdhënësi i tij.

"Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, ndërroi jetë në orën 1.15 të mëngjesit të 11 janarit në CRO në Aviano (PN), Itali, ku ishte shtruar në spital. Data dhe vendi i funeralit do të komunikohen në orët në vijim," postoi David Cuillo në Tëitter.

Zëdhënësi kishte njoftuar të hënën pasdite se Sassoli ishte në spital që nga data 26 dhjetor "për shkak të një komplikacioni të rëndë prej një mosfunksionimi të sistemit imunitar" dhe se të gjitha aktivitetet zyrtare ishin anuluar.

Pasi kishte vuajtur në të kaluarën nga leukemia, Sassoli u godit nga një rast i rëndë i pneumonisë në shtator gjatë një seance plenare të Parlamentit dhe u desh të shtrohej në spital. Ai u kthye në Itali për t'u rikuperuar, por pati një rikthim të sëmundjes që e mbajti larg detyrave për pak kohë.

Ai mungoi sërish në nëntor pas analizave mjekësore lidhur me një formë të rënë të sëmundjes së pseumonisë, shkaktuar nga bakteri I njohur si Legionella.

Dikur një ish-prezantues i lajmeve televizive në Itali, mandati i Sassolit si kreu i Parlamentit Evropian do të përfundonte këtë muaj, në gjysmë të mandatit legjislativ pesë-vjeçar i cili filloi në 2019.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco