VIDEO/ Pamje të rënda, i riu vdes nga flakët në rajonin e policisë në SHBA

VIDEO/ Pamje të rënda, i riu vdes nga flakët në rajonin e policisë në SHBA

19:46, 10/01/2022

Prokuroria e Nju-Jorkut ka nisur hetimet për një incident tragjik, të ndodhur në një rajon policie në fshatin Ketskill (Catsill), ku një i ri merr flakë pasi goditet nga një efektiv me pistoletë elektrike. Më pas ai ndërron jetë në spital nga plagët.

Avokati i viktimës, të identifikuar si Jason Jones, tha se ai ishte shoqëruar në rajon pasi kishte refuzuar të largohej nga një lokal, edhe pse ishte në gjendje të dehur.

Në videon e piublikuar nga hetuesit shihet që Jones bën veprime të çrregullta brenda rajonit dhe pasi heq bluzat lyhet me dezinfektant. Në një moment, një prej efektivëve që po përpiqet ta ndalojë, e qëllon me pistoletë elektrike dhe Jones merr menjëherë flakë. Ngjarja ndodhi më 10 dhjetor, ndërsa pesë ditë më pas, 29-vjeçari ndërroi jetë në reanimacion.

Qendra Amerikane e Kontrollit të Sëmundjeve thotë se dezifektanti ka lëngje që marrin flakë, por mundësia që kjo të ndodhë nga një pistoletë elektrike është e pakët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco