SHBA e prerë me Iranin: E presin 'pasoja serioze’ nëse sulmon shtetas amerikanë

SHBA e prerë me Iranin: E presin 'pasoja serioze’ nëse sulmon shtetas amerikanë

17:27, 10/01/2022

Do të ketë reperkusione nëse Irani kërcënon dhe sulmon shtetas amerikanë, përfshi edhe ata që Irani ka sanksionuar ka tërhequr vërejtjen Shtëpia e Bardhë.

Këshilltari për Siguri Kombëtare Jake Sullivan ka deklaruar në një komunikatë se si “Amerikanë, ne kemi mospajtime në politikë. Ne kemi mospajtime në qasjen politike ndaj Iranit. Por jemi të bashkuar në përkushtimin tonë kundër kërcënimeve dhe provokimeve. Ne jemi të bashkuar në mbrojtjen e njerëzve tanë.”

Teherani ka sanksionuar 51 amerikanë për rastin e vrasjes së Qassem Soleimani me dron në vitin 2020. Në këto sanksione të të shtunës përfshiheshin amerikanë që pretendohej se kanë kryer veprimtari terroriste. 

Në listë janë edhe shefi i shtabit të ushtrisë amerikane Gjenerali Mark Milley dhe ish këshilltari për siguri kombëtare Robert O’Brien.

Sullivan ka cekur se këto sanksionime po dalin pikërisht në kohën kur grupe paramilitare aleate të Iranit po vazhdojnë të sulmojnë trupat amerikane në Lindjen e Mesme, derisa zyrtarë iranianë kërcënojnë të kryejnë sulme terroristë në SHBA dhe në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco