VIDEO/ Tërmeti në Greqi, ja momenti kur ndihen dridhjet

VIDEO/ Tërmeti në Greqi, ja momenti kur ndihen dridhjet

16:27, 10/01/2022

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.3 ballë i shkallës Righter goditi mbrëmë në Greqi.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të Shqipërisë, së Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.

Mediat greke shkruajnë se tërmeti e kishte epiqendrën në Follorinë, ndërsa thellësia besohet se ka qenë 14.1 kilometër.

Lëkundjet kanë qenë të forta dhe kanë zgjatur për disa sekonda. Shumë qytetarë e kanë kaluar natën në makina e kanë braktisur banesat.

Mediat helene kanë publikuar edhe pamjet e dridhjes nga tërmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco