Ndodh edhe kjo, dy ish-kryeminsitrat e Izraelit përballen në gjykatë

Ndodh edhe kjo, dy ish-kryeminsitrat e Izraelit përballen në gjykatë

16:48, 10/01/2022

Dy ish-kryeministrat e Izraelit janë përballë në gjykatë në Tel Aviv të hënën.

Benjamin Netanyahu dhe familja e tij kanë ngre padi për shpifje ndaj Ehud Olmertit.

Netanyahu, gruaje e tij Sara dhe djali i tyre Jair, po kërkojnë nga Olmerti dëmshpërblim prej 269 mijë dollarëve për deklarimet e tij se ishin të sëmurë mendorë.

Olmert ka bërë këto pretendime në dy intervista në televizion izraelit në prill të vitit të kaluar.

Ai ka argumentuar se nuk ishte shpifje pasi ishte e vërtetë dhe se qartë po shprehte një mendim.

Netanyahut thonë se ky ishte tentim i Olmertit për t’i dëmtuar emrin në publik.

Në seancën e të hënës Olmert është pyetur nga gjykatësi Amit Yariv se ky i ka bazuar komentet e tij.

“Unë kam ndjekur veprimet e tyre, kam dëgjuar incizimet e familjes, dhe jam këshilluar me ekspertë dhe njerëz që janë të asocuar me ta dhe i njohin ata mirë. Ata më kanë përshkruar sjelljet që zakonisht shihet si abnormale, sjhellje të çmendura”, ka thënë Olmert.

E avokati i Olmertit, Yossi Cohen, është kundërpërgjigjur: “Një familje po qëndron këtu ulur dhe në sytë e mi është një prej familjeve më të mira në izrael. Dhe po duhet të dëgjojë se një ish-kryeministër – që nuk ka një të kaluar të pastër – i quan mentalisht të çmendur?”

Ai ka shtuar se në një shtet tjetër Olmert do të ishte arrestuar.

Ndërsa ndaj kësaj ka reaguar gjykatësi duke thënë: “Fal Zotit nuk jetojmë në shtet tjetër”.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco