Mirror: Putin dërgon fshehurazi mijëra trupa të forcave speciale

Mirror: Putin dërgon fshehurazi mijëra trupa të forcave speciale "Spetsnaz" dhe njësi të GRU në Kazakistan

16:12, 10/01/2022

Gazeta britanike “Mirror” ka shkuar se Presidenti rus Vladimir Putin po dërgon fshehurazi mijëra trupa të forcave speciale "Spetsnaz" në Kazakistan për të tentuar të shkatërrojnë protestat vdekjeprurëse.

Shumica nga 2,500 trupat e dërguara tashmë janë Spetsnaz ose të lidhur me inteligjencën ushtarake GRU dhe 5,000 të tjerë që do të dërgohen së shpejti janë gjithashtu forca speciale ose trupa ajrore.

Ushtarët elitë po dërgohen gjoja si pjesë e një force paqeruajtëse rajonale të udhëhequr nga Moska nga vendet ish-sovjetike, por kanë një reputacion për agresion.

Presidenti Kassym-JomartTokayev pretendoi se “terroristët e trajnuar nga të huajt” ishin përgjegjës për trazirat, duke i hapur rrugën një shtypjeje të pamëshirshme.

Ai paralajmëroi se i ka dhënë një urdhër “të qëllojnë për të vrarë” policisë dhe ushtrisë së tij, më shumë se 20 prej të cilëve janë masakruar, tre prej të cilëve u janë prerë koka, gjatë trazirave.

Besohet se shumë civilë protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë, pasi besniku i Moskës Tokayev është përkulur ndaj ofertës për ndihmë të Putinit.

Moska tha se më shumë se 70 avionë po transportonin trupat ruse në Kazakistan dhe se këta tani po ndihmonin kontrollin e aeroportit kryesor të Almatit.

Demonstratat që filluan si përgjigje ndaj rritjes së çmimit të karburantit janë shndërruar në një lëvizje të gjerë kundër qeverisë dhe ish-udhëheqësit NursultanNazarbayev, sundimtari më jetëgjatë i çdo shteti ish-sovjetik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco