Suedia vendos kufizime më të rrepta, detyrim edhe të punuarit nga shtëpia Kryeministrja suedeze Andersson duke njoftuar masat

Suedia vendos kufizime më të rrepta, detyrim edhe të punuarit nga shtëpia

14:16, 10/01/2022

Masa më të rrepta pandemike do të futen në Suedi në përgjigje të një numri në rritje të rasteve me Covid dhe presionit mbi spitalet, tha kryeministrja. “Situata është përkeqësuar, pa dyshim. Niveli i infeksioneve në Suedi është në një nivel historikisht të lartë”, tha Magdalena Andersson në një konferencë shtypi, sipas Reuters.

Masat e reja përfshijnë një detyrim për të punuar nga shtëpia aty ku është e mundur dhe një kufi në numrin e njerëzve të lejuar në aktivitetet publike.

Restorantet do të duhet të mbyllen në orën 23:00 dhe klientët duhet të ulen në grupe jo më të mëdha se tetë persona. Të rriturve u kërkohet gjithashtu të kufizojnë kontaktet shoqërore në ambiente të mbyllura.

Masat do të vlerësohen pas dy javësh, por pritet të jenë në fuqi për të paktën katër javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco