Presidenti i Kazakistanit: Protestat e dhunshme ishin ‘tentativë për grusht shteti’

Presidenti i Kazakistanit: Protestat e dhunshme ishin ‘tentativë për grusht shteti’

13:03, 10/01/2022

Presidenti i Kazakistanit ka pohuar se demonstratat e fundit të dhunshme që kanë tronditur vendin ishin një "tentativë për grusht shteti" nga "luftëtarë të armatosur", duke shtuar se forcat e tij "kurrë" nuk do të qëllonin kundër protestuesve paqësorë.

Të dy presidentët, Kassym-Jomart Tokayev dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë thënë se forcat ruse të dërguara në vend do të tërhiqen.

Udhëheqësi kazak, i cili bëri thirrje për ndihmën ruse për të shuar protestat javën e kaluar, tha se kjo do të ndodhte "së shpejti". Putin tha se ata do të ikin "kur misioni i tyre të përfundojë".

Autoritetet në Kazakistan thanë të hënën se rreth 8,000 njerëz u arrestuan nga policia gjatë dhunës së javës së kaluar, duke shënuar trazirat më të rënda me të cilat është përballur ish-kombi sovjetik që nga fitimi i pavarësisë 30 vjet më parë.

Agjencia kundër zbulimit dhe antiterrorizmit e Kazakistanit tha se situata në vend është "stabilizuar dhe është nën kontroll".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco