Tragjike/ Komediani i njohur amerikan gjendet i vdekur në një dhomë hoteli

Tragjike/ Komediani i njohur amerikan gjendet i vdekur në një dhomë hoteli

08:19, 10/01/2022

Komediani i njohur amerikan Bob Saget i cili u bë i njohur nga seriali televiz ‘Full House’ në vitet 1980 dhe 1990 është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Florida.

Saget i cili po qëndronte në hotelin Ritz-Carlton në Orlando, Florida, nuk iu ishte përgjigjur stafit të hotelit të cilët më pas kanë njoftuar Policinë e cila e gjeti të vdekur në dhomën e tij.

Shkaku u vdekjes i cili nuk vjen nga përdorimi i substancave narkotike, pasi sipas policisë nuk është gjetur asnjë nga këto substanca nuk është bërë i ditur ende.

Ai ishte i martuar dy herë, martesa e dytë e tij erdhi në vitin 2018.

Komediani 65-vjeçar, i cili luajti në serialin komedi ABC Full House dhe vazhdimin e Netflix Fuller House, ishte gjithashtu dhe një prezantues i njohur i videove më qesharake nga viti 1989 deri në 1997.

Disa orë para se të shpallej vdekja e tij, ai shkroi në Twitter për të thënë se sa shumë po argëtohej me një shfaqje të tij në Jacksonville.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco