Ky është droni vrasës që gjuan në njerëz në mënyrë të paautorizuar (Video)

Ky është droni vrasës që gjuan në njerëz në mënyrë të paautorizuar (Video)

22:38, 09/01/2022

Një dron i pajisur me armë vdekjeprurëse “ka vrarë një person” pa u udhëzuar fare paraprakisht. Diçka e tillë, vrasje pa autorizim nga një dron, ka ndodhur për herë të parë, shkruan një raport i Kombeve të Bashkuara, sipas Insider.

Sipas këtij raporti, kargu 2 i ndërtuar nga Turqia, është një dron sulmues vdekjeprurës i projektuar për luftë asimetrike dhe operacione anti-terroriste.

Ky dron shënjestroi një nga ushtarët e Haftar, ndërsa ai u përpoq të tërhiqej.

Në incidentin e Marsit 2020, Kargu 2 sulmoi në mënyrë autonome një person gjatë një konflikti midis forcave të qeverisë Libiane dhe një fraksioni ushtarak të shkëputur, i udhëhequr nga një ushtar i Libisë Khalifa Haftar.

“Sistemet vdekjeprurëse të armëve autonome ishin programuar për të sulmuar objektivat pa kërkuar lidhjen e të dhënave midis operatorëve: një aftësi e vërtetë zjarri”, tha raporti nga paneli i ekspertëve të Këshillit të Sigurimit të KB mbi Libinë.

Kjo është hera e parë që dronët sulmuan njerëzit pa leje, konfirmoi në një raport, Zak Kallenborn, konsulent i sigurisë kombëtare që specializohet në sistem pa pilot dhe pa dronë.

Kallenborn ka shqetësime për të ardhmen e dronëve autonome. “Sa i brishtë është sistemi i njohjes së objektit, sa shpesh i identifikon keq objektet”, shtoi në raport ai.
Jack Watling, studiues mbi luftën tokësore në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara i tha New Scientist se incidenti demonstron nevojën “urgjente dhe të rëndësishme” për të diskutuar rregullimin e mundshëm të armëve autonome.

Human Rights Watch, heton dhe raporton mbi abuzimet që ndodhin në të gjitha cepat e botës.

Kjo organizatë bëri thirrje për t’i dhënë fund të ashtuquajturve “robotë vrasës” dhe po bën fushatë për “ndalim paraprak të zhvillimit, prodhimit dhe përdorimit të armëve plotësisht autonome”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco