Mbrojtësi 'hyjnor' mbi Kabul, ja cila është detyra e kësaj fluturake i cili asgjë nuk i lë rastësisë (Video)

Mbrojtësi 'hyjnor' mbi Kabul, ja cila është detyra e kësaj fluturake i cili asgjë nuk i lë rastësisë (Video)

21:58, 17/08/2021

Që kur në orët e para të mëngjesit, kanë rifilluar fluturimet e aeroplanëve transportues në relacionin Kabul-Dubai, rol kyç në këtë “lojë” është duke e luajtur Boeing RC-135W, i cili është angazhuar për vëzhgimin dhe përcjelljen e radio-komunikimeve.

Detyra e këtij aeroplani vëzhgues, aktualisht është përcjellja e çfarëdo radio-komunikimi, bisedave telefonike të talebanëve, pjesëtarëve të ISIS-it, Al-Qaedas dhe grupeve tjera terroriste, që potencialisht do të mund të rrezikonin operacionin e evakuimit të afganëve dhe të huajve nga aeroporti i Kabulit.

Ajo çfarë dihet deri më tani është që kjo fluturake amerikane po “shëtit” mbi kryeqytetin e Afganistanit në një lartësi prej mbi 9.000 metrave – me qëllim që të ketë informacionet më të fundit që do të ishin të dobishme për parandalimin e çfarëdo të keqe të planifikuar nga talebanët.

Ndryshe, të dielën mbrëma talebanët kanë marrë nën kontroll Kabulin, duke bërë që mijëra afganë të tentojnë të largohen nga vendi – nga frika se do ta pësojnë me jetë nga ky grup që prej vitesh ka ndjellë vetëm frikë dhe terror. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco