Ngec evakuimi, talibanët kanë rrethuar aeroportin, aeroplanët po nisen gati të zbrazët

Ngec evakuimi, talibanët kanë rrethuar aeroportin, aeroplanët po nisen gati të zbrazët

21:49, 17/08/2021

Përpjekja për evakuimin e mijëra afganëve bashkëpunëtorë të amerikanëve dhe qeverive të huaja ka ngecur pasi ekstremistët kanë rrethuar aeroportin Hamid Kharzai në kabul dhe po kërcënojnë dhe sulmojnë ata që provojnë të hyjnë.

Administrata Biden ka njoftuar të martën se aeroporti do të vazhdojë me fluturime sot mirëpo pak kanë qasje në aeroport pasi Talibanët kanë ngritur pika kontrolli dhe nuk po i lejojnë njerëzit të hyjnë ka raportua gazeta amerikane The Wall Street Journal.

Disa fluturime janë nisur gati të zbrazët të martën siç ishte aeroplani i ushtrisë gjermane A400M Airbus me kapacitet me shumë se 100 udhëtarë, e që fluturoi me 7 vetëm.

Talibanët kanë ngritur pika kontrolli përreth kryeqytetit Kabul për të kontrolluar banorët për dëshmi nëse kanë punuar për të verifikuar nëse janë punëtor të shteteve perëndimore, po ashtu u janë kontrolluar pajisjet për përmbajtje të ndaluar dhe porosi në anglishte shkruan The Wall Street Journal.

Besohet janë me mijëra amerikanë që kanë mbetur jashtë aeroportit ende por numri i saktë nuk dihet.

Shtetet e Bashkuara po përgatiteshin për të evakuuar mbi 30 mijë mbajtës të vizave amerikane nga Afganistani, bashkë me gjithë trupat dhe personelin ushtarak dhe diplomatik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco