Ish-deputetja afgane akuza Ghanit: President frikacak që çau ferrën

Ish-deputetja afgane akuza Ghanit: President frikacak që çau ferrën

21:09, 17/08/2021

Ish-deputetja afgane Elay Ershad ka folur për BBC, pasi talibanët kanë marrë kontrollin e vendit.

Ajo tha se ish-presidenti Ashraf Ghani është një “frikacak”, pasi kreu i shtetit afgan iku në Taxhikistan.

“Ai u largua nga pallati presidencial me helikopter të dielën, dhe ai u tha kolegëve të tij se po shkonte në një takim me ministrin e Mbrojtjes”, tha Ershad.

“Unë jam aq e zemëruar sa nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Ai u largua nga vendi dhe njerëzit. Nuk e di pse i besova dhe votova për të,” shtoi ish-deputetja.

Dje, një ndihmës i ish-presidentit tha për BBC se udhëheqësit afganë i kishin kërkuar Ghani të largohej nga vendi për të shmangur gjakderdhjen. Ish-ndihmësi deklaroi se Ghani kishte në plan që të rikthehet në Afganistan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco