Greqia kundër hyrjes së afganëve në Europë/ Mitarachi: Nuk duam të jemi portë hyrëse

Greqia kundër hyrjes së afganëve në Europë/ Mitarachi: Nuk duam të jemi portë hyrëse

19:09, 17/08/2021

Greqia është shprehur kundër hyrjes së refugjatëve dhe emigrantëve afganë në Europë. Ministri grek për emigrimin, Notis Mitarachi, deklaroi se vendi i tij nuk dëshiron që të bëhet pikë hyrëse për afganët drejt Bashkimit Europian.

Zyrtari i lartë i qeverisë greke kërkoi nga Bashkimi Europian që të reagojë menjëherë ndaj kësaj situate.

“Ne po e bëjmë të qartë se nuk duam dhe nuk mund të bëhemi porta hyrëse drejt Europës të refugjatëve dhe emigrantëve. Nuk duam sërish miliona refugjatë të shkojnë në Europë, sidomos përmes Greqisë” - u shpreh Mitarachi në një intervistë për mediat.

Greqia ishte një prej vendeve në frontin e parë gjatë krizës së emigrimit në vitin 2015 ku rreth 1 milionë sirianë e irakenë zbarkuan në ishujt e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco