‘F**k that’: Zbulohet çka i ka thënë Holbrooke presidenti Biden për obligimet e Amerikës ndaj Afganistanit

‘F**k that’: Zbulohet çka i ka thënë Holbrooke presidenti Biden për obligimet e Amerikës ndaj Afganistanit

19:27, 17/08/2021

Se presidenti amerikan Joe Biden kishte besuar se Afganistani nuk është në interesin e SHBA’së ishte ditur moti dhe këtë e ka shkruar në ditarin e tij personal edhe diplomati i famshëm amerikan, i ndjeri Richard Holbrooke. 

Tash me pushtimin e plotë të Afganistanit nga Talibanët rrezikohet që të kthehet në një vatër e rikthyer e terrorizmit islamik.

Në vitin 2009 kur Richard Holbrooke ishte caktuar si përfaqësues special i Presidentit Amerikan Barack Obama për Afganistan dhe Pakistan po raportonte për situatën dhe obligimet e SHBA’së atje, atëkohë zëvendës presidenti Joe Biden ishte përgjigjur me mizori.

“Q**a more atë, s’kemi nevojë të brengosemi për këtë. E bëmë në Vietnam, Nixon dhe Kissinger ja hodhën dhe u tërhoqën” kishte thënë Biden.

Me gjithë pretendimet se shërbimet e inteligjencës e dinin se Kabul mund të binte në duart e radikalëve islamist Talibanë brenda javësh nëse SHBA tërhiqte shumicën e aseteve ushtarake, Biden përkundër paralajmërimeve të këshilltarëve të lartë ushtarak vazhdoi  me evakuimin e ngutur të personelit amerikan.

Në ditarët e Holbrooke që janë dorëzuar biografit të tij George Packer pas vdekjes së tij në vitin 2010, Biden i kishte bërë këtë koment disa muaj para vdekjes së diplomatit amerikan.

Në ditar Biden përshkruhet si kritiku më i zëshëm i luftës në Afganistan dhe skeptik ndaj obligimeve të Amerikës ndaj afganëve.

Kritika ndaj presidentit Biden nuk kishte vetën nga njëra anë e politik bërësve amerikanë, nuk janë kursyer as demokratët që të kritikojnë administratën Biden për debaklin në Afganistan.

Kritika për Biden për gafat dhe skandalet e tij dhe të familjes së tij të afërt (i biri i presidentit Hunter Biden i doli edhe xhirimi i dyte i seksit me prostitutë në Las Vegas ku pranonte se mafia ruse ka material shantazhi ndaj tij u injorua nga mediat më miqësore ndaj demokratëve) kishte pasur gjithmonë, posaçërisht me miqësinë e tij me bankat në shtetin e Delaware të cilin e përfaqësonte, posaçërisht kur kandidonte kundër Obama’s. Biden është i njohur edhe se ishte zënë për plagjiaturë në fillim të karrierës politike dhe ishte tallur egërsisht në mediat amerikane. As skandali për abuzim seksual i Joe Biden nuk u përmend më nga mediat, që ishte karrierë vrasës për shumë politikanë.

Të gjitha kritikat u heshtën kur nisi fushata zgjedhore dhe mediat nisën animin deri në skajshmëri të censurimit të skandalit të Hunter Biden, duke refuzuar të publikonin lajme për të deri në përfundim të zgjedhjeve kur u njoftua se po hetohej dhe u mësua se mediat miqësore e dinin se po hetohej.

As vet miku i tij Barack Obama nuk ishte kursyer ndaj Joe Biden që thuhej se ka thënë për të gjatë fushatës zgjedhore 2020 se “gjithmonë mund të llogarisësh që Joe do të dreqos punën”.

“Mendoj se ai nuk reshtur së gabuari për gati secilën politikë të jashtme dhe çështje të sigurisë kombëtare në të katër dekadat e kaluara” ish sekretari i mbrojtjes Robert Gates për Joe Biden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco