Stoltenberg akuza lidershipit të Afganistanit: Dështimi i tyre solli tragjedinë që po përjetojmë!

Stoltenberg akuza lidershipit të Afganistanit: Dështimi i tyre solli tragjedinë që po përjetojmë!

16:37, 17/08/2021

Pas marrjes së pushtetit nga talebanët, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Afganistan dhe me strehimin e qytetarëve nga BE dhe SHBA.

Stoltenberg ka fajësuar lidershipin afgan për rënien e qeverisë dhe ushtrisë si përgjegjëse për kaosin që është shkaktuar këtë kohë.

“Lidershipi i Afganistanit dështoi dhe nuk i bëri rezistencë talebanëve. Ky dështim solli dhe këtë tragjedi që po dëshmojmë sot” – tha Stoltenberg.

Sipas Associated Press, gjatë një deklarate nga selia e NATO-s, Stoltenberg ka deklaruar se situata është kritike dhe se do të dërgohen avione shtesë për evakuimin e qytetarëve afganë.

“Talebanët kanë marrë kontrollin e vendit. Unë jam shumë i mërzitur për atë që po shoh në Afganistan. Unë dua të falenderoj vendet që po ndihmojnë në evakuimin e qytetarëve. Gjithashtu falenderoj SHBA dhe Britaninë e Madhe për sigurinë që ofruan në aeroport.

NATO ka mbështetur të gjitha operacionet ndërkombëtare të sigurisë në Afganistan që prej vitit 2003.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco