Turqia: Vazhdojmë dialogun tonë me të gjitha palët në Afganistan

Turqia: Vazhdojmë dialogun tonë me të gjitha palët në Afganistan

12:51, 17/08/2021

"Ne do të vazhdojmë të mbështesim zhvillimin ekonomik, stabilitetin, paqen, qetësinë e Afganistanit vëllazëror si Turqi", tha kryediplomati turk, Çavuşoğlu

Ankara-  Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në lidhje me zhvillimet në Afganistan tha se "Vazhdojmë dialogun tonë me të gjitha palët, përfshirë edhe talebanët", raporton Anadolu Agency .

Çavuşoğlu pas takimit të tij me homologun jordanez, Ayman Safadi si dhe mes delegacioneve zhvilloinjë konferencë e përbashkët për media.

Kryediplomati turk tha se me largimin e presidentit afgan Ashraf Ghani nga vendi është formuar një vakum në Kabul, duke treguar se talebanët kanë hyrë në Kabul dhe kanë marrë "de facto" qeverisjen e vendit.

"Ne vazhdojmë dialogun tonë me të gjitha palët, përfshirë edhe talebanët. Gjithashtu edhe emra të rëndësishëm si Abdullah Abdullah, Hamid Karzai që më parë ishin pjesë e negociatave janë ende në Kabul dhe janë duke bërë përgatitje për bisedime me talebanët", u shpreh ai.

Ai ka mirëpritur rolin e Katarit në këtë iniciativë. "Për momentin vendi duhet të qetësohet. Duam të theksojmë se i kemi mirëpritur mesazhet e dhëna nga talebanët deri më tani. Qoftë ndaj të huajve, qoftë ndaj misioneve diplomatike qoftë edhe ndaj popullit të tyre. Shpresojmë të shohim këtë edhe në vepra. Ne do të vazhdojmë të mbështesim zhvillimin ekonomik, stabilitetin, paqen, qetësinë e Afganistanit vëllazëror si Turqi", theksoi kryediplomati turk, Çavuşoğlu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco