Përkthyesi afgan:'Jam shumë i shqetësuar për prindërit dhe sidomos për motrat e mia'

Përkthyesi afgan:'Jam shumë i shqetësuar për prindërit dhe sidomos për motrat e mia'

11:51, 17/08/2021

Një ish -përkthyes për forcat britanike ka thënë për BBC për frikën e tij për të afërmit e tij ende në Afganistan pasi talebanët morën kontrollin e kryeqytetit Kabul.

"Ali", i cili punoi si përkthyes për Mbretërinë e Bashkuar dhe u zhvendos pesë vjet më parë, foli për mosbesimin e tij ndaj asaj që kishte ndodhur.

"Çfarëdo që kemi arritur ... u fshi, brenda 24 orëve," tha ai.  "Të jem i hapur, si afganë ne kemi mbetur shumë zemërthyer. Nuk mund ta përshkruajmë dot me fjalë, por...Nuk e prisnim të vinte kjo ditë. Gjithçka që ne arritëm, që vendi arriti, u fshi, brenda 24 orëve.

Jam shumë i shqetësuar, shumë i mërzitur për prindërit në Afganistan dhe veçanërisht për sigurinë e motrave të mia. Ato janë të reja, gjithçka mund të ndodhë, gjithçka pritet. Përdhunime, vrasje...Ose shtëpia të shkatërrohet, të vidhet. Kaos total.

Ata ishin jashtëzakonisht të tmerruar sidomos për dy motrat e mia të reja, njera e sapodiplomuar në shkollën e mesme dhe tjetra e sapodiplmuar për Ligjet. Ato morën diplomat dhe ishin plot shpresë në Afganistan, t'i shërbenin vendit, të ndërtonin jetën e tyre. Tani nuk ka më shpresë për to, gjithçka mbaroi."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco