Afganistan: Gratë rikthehen për të prezantuar në kanalin kryesor të lajmeve

Afganistan: Gratë rikthehen për të prezantuar në kanalin kryesor të lajmeve

10:15, 17/08/2021

ToloNews, një nga mediat kryesore afgane, ka rikthyer prezantueset femra në ekran.

Gratë kanë munguar dukshëm në të gjitha kanalet kryesore të lajmeve afgane që nga marrja nën kontroll e kryeqytetit Kabul nga ana e talebanëve të dielën, me fotografi të shpërndara në internet të stacionit televiziv kombëtar të Afganistanit ku paraqitej nga një burrë i ulur para flamurit të talebanëve.

Shefi I televizionit Tolo, Miraqa Popal postoi një mesazh në Tëitter: “Ne e rifilluam transmetimin tonë me prezantuese femra”. Në fotografi shfaqet një moderatore femër duke intervistuar një anëtar të ekipit të talebanëve drejtpërdrejt në studio.

Ai gjithashtu postoi veçmas një fotografi ku shihej një grua e veshur me hixhab që ndiqte një diskutim në mëngjes në redaksi.

 

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco