Barack Obama do të festojë 60-vjetorin

Barack Obama do të festojë 60-vjetorin

14:19, 03/08/2021

Si asnjëherë më parë, ish-Presidenti i SHBA, Barack Obama do të festojë ditëlindjen e tij të 60 duke iu bindur çdo protokolli anti-COVID.

Festa do të organizohet në ambientet e jashtme të "Martha's Vineyard" dhe do të zbatohen rregullat e vendosura nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve për shkak të frikës së ekzistencës së variantit Delta.

Nëse tamponi do i tregojë pozitiv atëherë nuk do bëhen pjesë të festës. Autoritetet shëndetësore e konsiderojnë vendin ku Obama do festojë ditëlindjen si jo të rrezikshëm.

Në listën e të ftuarve VIP do të jenë Oprah Winfrey, George Clooney e shumë personazhe të tjerë të njohur. Sipas informacioneve deri më tani mendohet se do të jenë rreth 480 persona të ftuar në ditëlindjen e ish-presidentit. Pritet të marrë pjesë edhe Joe Biden. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco