Rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Kinë, dhjetëra persona vijojnë të jenë të zhdukur

Rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Kinë, dhjetëra persona vijojnë të jenë të zhdukur

12:29, 03/08/2021

Numri i personave të cilën humbën jetën nga përmbytjet shkatërruese të muajit të kaluar në Kinën qendrore është rritur në 302.

Sipas zyrtarëve, dhjetëra persona vijojnë të jenë të zhdukur dhe situata është ende shqetësuese.

Të dhëna zyrtare bëjnë me dije se, që prej 16 korrikut, 12.9 milionë banorë në 150 qytete e distrikte të Kinës dhe mbi 1500 fshatra, janë goditur rëndë nga shirat e rrëmbyer dhe stuhitë e shiut, duke u shndërruar në një katastrofë të vërtetë këtë verë.

Zhengzhou, kryeqyteti i provincës Henan, ishte zona e cila u godit më rëndë pasi humbën jetën 292 persona dhe u raportuan 47 të zhdukur.

Kryebashkiaku i Hou Hong u tha gazetarëve se 39 trupa ishin nxjerrë nga parqet nëntokësore të makinave dhe zona të tjera në bodrume, ndërsa rreth 14 persona humbën jetën në Linjën 5 të rrjetit të trenave nëntokësorë të qytetit.

Nga videot e publikuara në rrjet shiheshin qartë momentet e tmerrit që ata ishin duke kaluar, teksa uji i qëndronte deri në qafë.

Më herët ekspertët e motit thane se këto ngjarje, përfshirë përmbytjet dhe thatësirat, do të bëhen gjithnjë e më të zakonshme si rezultat i ndryshimeve klimatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco