UNESCO shton 33 vende të reja në listën e Trashëgimisë Botërore

UNESCO shton 33 vende të reja në listën e Trashëgimisë Botërore

10:59, 03/08/2021

UNESCO ka shtuar 33 vende të reja në Listën e Trashëgimisë Botërore – nga observatori diellor prehistorik në Peru tek artefaktet në gurë që datojnë 7 mijë vite më parë në Arabinë Saudite.

Këtë vit janë shtuar një numër më i lartë vendesh pasi komiteti nuk arriti të takohej vitin e shkuar për shkak të pandemisë. Pasi kanë rishikuar një listë të gjatë vendesh kandidate të dy viteve të fundit, Komiteti i Trashëgimisë Botërore u takua në Kinë për të votuar vendet e reja që do i shtoheshin listës.

Pjesa më e madhe e tyre ndodhet në Europë, përfshi Portikun e Bolonjas në Itali, qytetet e banjave termike apo pyjet tropikale dhe ligatinat në Gjeorgji.

Njohja nga organizata shkencore dhe kulturore e OKB përkthehet si një vlerësim me përmasa universale të një vendi.

“Trashëgimia” kategorizohet në tre mënyra të ndryshme: e një rëndësie kulturore, mjedisore ose një kombinim i të dyjave.

Njohur ndryshe edhe si “efekti UNESCO”, shumë vende, pasi janë bërë pjesë e listës, kanë parë një rritje të madhe të numrit të turistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco