Ndihmonte bjellorusët të arratiseshin, aktivisti gjendet i vdekur

Ndihmonte bjellorusët të arratiseshin, aktivisti gjendet i vdekur

09:06, 03/08/2021

Kreu i një grupi që ndihmonte bjellorusët të arratiseshin nga vendi i tyre është gjetur i pajetë pranë shtëpisë së tij në Ukrainën fqinje.

Sipas BBC, Vitaly Shishov u gjet i vdekur në një park në Kiev. Policia ka nisur një hetim për vrasje.

Policia po heton nëse ai është vrarë dhe vdekja e tij po paraqitet si një vetëvrasje.

Shishov drejtonte organizon Shtëpia Bjelloruse, e cila ndihmonte ata që donin të arratiseshin nga vendi pas protestave të dhunshme.

Pas zgjedhjeve të manipuluara presidenciale në Bjellorusi, vendi u përfshi nga protestat, që u shtypën me dhunë.

Aktivistët e përfshirë në protesta nisën të largoheshin nga vendi.

Organizata e Shishov u ofronte ndihmë.

Ky lajm vjen në kohën kur një atlete bjelloruse, që garonte në Lojërat Olimpike, mori azil në Poloni pasi deklaroi se anëtarët e ekipit të saj do e dërgonin me dhunë në Bjellorusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco