Tragjedi në Holandë, vritet me plumb në kokë futbollisti 35-vjeçar i Ajaksit

Tragjedi në Holandë, vritet me plumb në kokë futbollisti 35-vjeçar i Ajaksit

20:21, 02/08/2021

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Holandë, ku futbollisti i Ajaksit, Zhorge Hoefdrad, është vrarë me një plumb në kokë.

Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, 35-vjeçari është përleshur fizikisht në një festë në Amsterdam e më pas është qëlluar për vdekje në kokë.

Identiteti i vrasësit është bërë i ditur nga policia, por ende nuk është bërë e mundur kapja e tij.

Hoefdrad nisi karrierën futbollistike pikërisht te shkolla e futbollit në Holandë, Ajaksi, duke u transferuar më pas tek një sërë skuadra si Almere Siti, Telstari e Kamburi.

Vrasja e futbollistit ka shokuar Holandën, ku jo pak reaguan për këtë krim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco