Benjamin Netanyahu: Vramë 200 terroristë të Hamasit

Benjamin Netanyahu: Vramë 200 terroristë të Hamasit

18:04, 21/05/2021

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti ofensivën e ushtrisë kundër militantëve palestinezë, përfshirë Hamasin në Rripin e Gazës, si  jashtëzakonisht të suksesshme, ndërkohë që ka hyrë në fuqi armëpushimi.

“Ne i kemi arritur qëllimet e operacionit jashtëzakonisht mirë,” u tha Netanyahu gazetarëve në selinë e ushtrisë në Tel Aviv, ku i vizitoi për të falënderuar oficerët për suksesin e tyre, pas 11 ditësh luftimesh midis forcave izraelite dhe Hamasit në Gaza.

“Hamas nuk mund të fshihet më,” shtoi kryeministri në një deklaratë televizive. “Ne kemi vrarë më shumë se 200 terroristë, përfshirë 25 zyrtarë të rangut të lartë”

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco