SHBA,  Shtëpia e Bardhë/ Ikën vajza e Trump dhe vjen vajza e Biden

SHBA, Shtëpia e Bardhë/ Ikën vajza e Trump dhe vjen vajza e Biden

16:18, 07/11/2020

Ivanka Trump ka pasur një ndikim të madh në Shtëpinë e Bardhë në këto 4 vite. Vajza e Parë e Shteteve te Bashkuara ka ndjekur nga afër takimet më të rëndësishme të të atit, duke qenë gjithmonë krahu i djathtë i Donald Trump.

Por, rezultatet e deritanishme tregojnë se Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner shumë shpejt mund të jenë jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Rivali demokrat i Trump, Joe Biden ka marrë kryesimin në Pensilvani dhe tani është drejt fitores, duke udhëhequr në katër nga shtetet e mbetura.

Mediat e huaja shkruajnë se Ivankën dhe Jared Kushner mund t’i zëvendësoje Ashley Biden dhe burri i saj, kirurgu plastik Hoëard Kerin, 53 vjeç.

39-vjeçarja Ashley ka qenë në krah të të atit gjatë fushatës elektorale dhe ka një karrierë të gjatë si aktiviste

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco