SHBA vendos sanksione ndaj politikanëve në Liban

SHBA vendos sanksione ndaj politikanëve në Liban

14:01, 07/11/2020

Administrata Trump ka vendosur sanksione ndaj një politikani të lartë libanez të cilin e ka akuzuar se luante një rol të madh në korrupsionin në vend.

Masat janë ndërmare ndaj  Gebran Bassil, kreun e Lëvizjes së Lirë Patriotike, një parti e krishterë aleate e lëvizjes së fuqishme Shiite Hezbollah.

Kjo lëvizje vjen pasi Libani është zhytur në një krizë të madhe politike dhe ekonomike.

Demonstruesit kanë dalë në rrugë në të gjithë vendin duke kërkuar një rregullim të plotë të sistemit politik, i cili shihet gjerësisht si vazhdim i korrupsionit dhe qeverisjes joefektive në vend.

Duke njoftuar sanksionet, Sekretari i Thesarit i SHBA Steve Mnuchin tha: "Korrupsioni sistematik në sistemin politik të Libanit i ilustruar nga Bassil ka ndihmuar në gërryerjen e themelit të një qeverie efektive që i shërben popullit Libanez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco