I burgosuri palestinez bie dakord ta përfundojë grevën e urisë pas 100 ditësh

I burgosuri palestinez bie dakord ta përfundojë grevën e urisë pas 100 ditësh

13:18, 07/11/2020

Një i burgosur palestinez i mbajtur nga Izraeli ka rënë dakord ta përfundojë pas më shumë se 100 ditësh grevën e urisë, ka thënë familja e tij dhe një avokat i të drejtave të të burgosurve, duke pretenduar se ai kishte marrë siguri nga autoritetet izraelite se paraburgimi i tij nuk do të zgjatej përtej fundit të nëntorit.

Maher al-Akhras, 49 vjeç, ka refuzuar të hajë që kur u arrestua në korrik dhe u mbyll në paraburgim administrativ, një politikë që Izraeli e përdor për të mbajtur palestinezët pa akuza me dyshimin për shkelje të sigurisë. Këto urdhra të rinovimit të paraburgimit janë kritikuar nga palestinezët dhe grupet e të drejtave të njeriut, të cilat pretendojnë se politika shkel të drejtën për një proces të rregullt ligjor.

Qadoura Fares, kreu i grupit të avokimit tha të premten se sipas marrëveshjes, Izraeli nuk do ta zgjaste më, urdhrin aktual të ndalimit administrativ për al-Akhras, pasi ai të skadonte më 26 nëntor.

Familja e Al-Akhras tha se ai do të kalojë 10 ditët e ardhshme në spitalin Kaplan në Izraelin qendror, ku ka qenë që nga 6 shtatori, pas së cilit do të transferohej në një spital arab në Jeruzalemin lindor për 10 ditë të tjera dhe më pas do të lirohej nga atje .

"Ai e ka përfunduar grevën e tij dhe tani ai po i nënshtrohet një kontrolli mjekësor e të fillojë të hajë," i tha gruaja e Al-Akhras, Associated Press me telefon.

"Ai peshonte 104 kg më parë dhe tani ai është 61 kg, shtoi ajo.

Agjencia e sigurisë e Izraelit Shin Bet tha se urdhri i ndalimit i al-Akhras ishte planifikuar përfundonte në 26 nëntor.

Shin Bet ka thënë se al-Akhras u arrestua bazuar në informacionin se ai është aktiv në grupin militant Islamik Xhihad dhe ishte i përfshirë në "aktivitete që rrezikojnë sigurinë publike". Sipas agjencisë, ai u arrestua pesë herë më parë për përfshirje në aktivitete militante. Familja e mohon përfshirjen e tillë.

Xhihadi Islamik, i cili ka vrarë shumë izraelitë në sulmet vetëvrasëse dhe sulme të tjera gjatë viteve, ka kërcënuar të përgjigjet me sulme ndaj Izraelit nëse gjendja e al-Akhras përkeqësohet më tej.

Izraeli mban 4200 të burgosur palestinezë, 300 prej tyre nën paraburgim administrativ, sipas Fares i grupit të avokimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco