Biden: Më votuat sepse doni të bashkoni dhe jo ta përçanit Amerikën

Biden: Më votuat sepse doni të bashkoni dhe jo ta përçanit Amerikën

11:57, 07/11/2020

 

 

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se ai do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale pasi ka epërsi në shtetet kyçe ndaj rivalit Donald Trump.

“Numrat na tregojnë, është një rrëfim i qartë dhe bindës – ne do ta fitojmë këtë garë”, tha Joe Biden në mbrëmjen e së premtes, duke shtuar se ai dhe kandidatja për nënpresidente, Kamala Harris, tashmë janë duke u takuar me ekspertë për t’u përgatitur për Shtëpinë e Bardhë.

Fjalimi i Bidenit nga shtëpia e tij në Delaware fillimisht ishte planifikuar si fjalim festiv për fitore, por ai e ndryshoi qasjen për shkak të mungesës së deklaratës zyrtare nga televizionet dhe parashikuesit e zgjedhjeve për fitoren e tij përfundimtare.

Duke prirë me më shumë se 4 milionë vota të përgjithshme ndaj rivalit Trump, Bideni tha se amerikanët ia kanë dhënë mandatin për t’i luftuar pandeminë, vështirësitë ekonomike, ndryshimet klimatike dhe racizmin sistematik, shkruan Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco