VIDEO/ Mutacioni i rrezikshëm, nis mbyllja e kufijve me Danimarkën

VIDEO/ Mutacioni i rrezikshëm, nis mbyllja e kufijve me Danimarkën

11:50, 07/11/2020

Britania iu bashkua vendeve të tjera që po mbyllin kufijtë me Danimarkën pas frikës se një mutacion i Covid-19 ka nisur të përhapet nga vizonët (një lloj nuselale) te njerëzit.

Ky zhvillim ka shtuar frikën se vaksina kundër koronavirusit do jetë joefektive.

Danimarka ka vendosur që të eliminojë 17 milionë vizonët e saj.

Kushdo që do të vijë nga Danimarka do të izolohet dhe kontaktet e tij do të gjurmohen në mënyrë të rreptë.

Danimarka ka vendosur të izolojë totalisht një rajon të tërë.

Ky variant me mutacione i virusit ka shkaktuar mjaft shqetësim jo vetëm në Danimarkë. Kryeministrja e vendit tha se gjithë sytë e botës janë te vendi i tyre dhe se ky mutacion përbën rrezik serioz për shëndetin publik.

Deri tani janë konfirmuar mbi 200 raste kur virusi ka kaluar nga kjo kafshë te njerëzit. Testimet kanë zbuluar se virusi ka kërcyer nga njerëzit te vizonët në fermat ku këto kafshë rriten për t’u marrë gëzofin.

Te vizonët, virusi ka pësuar mutacion duke bërë që kafshët të infektohen më lehtë. Por kur virusi u transmetua sërish te njeriu, ai erdhi në formën me mutacione.

Shkencëtarët në Danimarkë besojnë se ky variant i bën antitrupat më pak efektivë. Kjo ka shtuar frikën se ky mutacion do e bëjë edhe vaksinën e mundshme më pak efektive.

Deri më tani dihet se virusi që vjen nga vizonët nuk është më i rëndë në simptoma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco