Gara presidenciale në SHBA/ Si janë rezultatet aktualisht

Gara presidenciale në SHBA/ Si janë rezultatet aktualisht

11:37, 07/11/2020

Mund të duket se është bërë kohë e gjatë që kur u mbajtën zgjedhjet në SHBA, për shkak se nuk kemi akoma një fitues.

Sipas projeksioneve të BBC, Joe Biden ka nevojë për 17 vota elektorale që të fitojë garën.

Biden është përpara në shtete kyçe ku po vazhdon gara dhe numërimi.

-Në Pensilvani, Biden është përpara me 28.883 vota. Ky shtet ka 20 vota elektorale, më shumë se çdo shtet që ka mbetur. Nëse Biden fiton, do kalojë 270 votat e nevojshme.

-Diferenca është thuajse e ngjashme edhe në Arizona, ku Biden është përpara me 29.861 vota.

-Kandidati demokrat udhëheq edhe në Nevada me 22.657 vota.

-Biden është përpara edhe në Xhorxhia me vetëm 7.248 vota. Zyrtarët thonë se në këtë shtet do të ketë një rinumërim për shkak të diferencës së vogël.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco