Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan: Një luftë e re ka filluar në botë

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan: Një luftë e re ka filluar në botë

11:38, 03/11/2020

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka thënë se ka nisur një luftë botërore hibdride dhe sa më shumë që bota ta injorojë atë, aq më e dukshme do të bëhet kjo luftë.

Kjo luftë sipas tij drejtohet njëherësh kundër të krishterëve, myslimanëve por edhe hebrenjve

Pashinyan tha se rajoni Nagorno-Karabak, të cilin armenët e quajnë Artsakh, është bërë vijë e frontit për kundër-terrorizmin, duke shprehur njëkohësisht përkrahje për Vjenën.

“Artsakh-u është bërë vijë e frontit për kundër-terrorizmin. Ne jemi me ty, Vjenë. Civilizimi duhet të fitojë”, shkroi ai në Twitter.

Të gjithë liderët botëror janë solidarizuar me sulmin e ndodhur në Austi ku u vranë disa persona dhe mbetën të plagosur dhjetra të tjerë pasi  një celulë terroriste e cila mbështetej nga IS sulmon qytetarët në rrugët e Vjenës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco