Ligji i ri kundër ‘separatizëm islamik’ nxit reagime të ashpra në Francë

Ligji i ri kundër ‘separatizëm islamik’ nxit reagime të ashpra në Francë

11:23, 03/11/2020

Më 2 tetor, Presidenti francez Emmanuel Macron bëri një fjalim  duke paraqitur planet për të adresuar atë që ai e quajti "separatizëm islamik".

Ai njoftoi disa masa që do të formojnë një projekt-ligj dhe do të shkojnë në parlament, të tilla si përmirësimi i mbikëqyrjes së financimit të xhamive dhe shqyrtimi i hollësishëm i shkollave dhe shoqatave që u shërbejnë komuniteteve fetare.

Gjatë fjalimit, ai tha se Islami ishte një fe "në krizë" globalisht - një deklaratë e cila tani është ndër arsyet pse myslimanët në të gjithë botën protestojnë kundër tij.

Të dielën, ministri i tij i brendshëm Gerald Darmanin, në një intervistë për gazetën me bazë në Lille La Voix du Nord, tha se Franca ishte "duke zhvilluar një luftë kundër Islamit radikal" ndërsa dha detaje të mëtejshme të projekt-ligjit.

Në komentet që kanë zemëruar aktivistët dhe pakicën myslimane të Francës, më e madhja në Evropë, Darmanin tha se kushdo që kërkon kujdes mjekësor "i cili nuk pranon të trajtohet nga një grua" mund të përballet me pesë vjet burg dhe një gjobë prej 75,000 euro.

 

Darmanin tha se masat do të zbatoheshin për këdo që "ushtron presion mbi zyrtarët publikë" si dhe "cilindo që refuzon mësimet e një mësuesi".

Ndërsa ishin të paqarta, detajet provokuan një reagim në mediat sociale, me shumë argumente kundër dënimeve me burg dhe gjobave të mëdha për refuzimin e një mjeku ose infermiere të seksit të kundërt

 

Philippe Marliere, profesor i politikës franceze dhe evropiane në University College London, shkroi në Twitter: "Franca e Macron po bëhet shpejt një regjim i keq autoritar".

Qeveria do të paraqesë projekt-ligjin e "ligjit të separatizmit" në dhjetor në një përpjekje për të forcuar një ligj të vitit 1905 që ndau zyrtarisht kishën dhe shtetin në Francë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco