Ministri i Emirateve mbështet Macron për myslimanët

Ministri i Emirateve mbështet Macron për myslimanët

11:08, 03/11/2020

Anwar Gargash, Ministri i Shtetit i Emirateve të Bashkuara Arabe për punët e jashtme, tha se presidenti francez Emmanuel Macron nuk po i izolonte myslimanët në kuadrin e trazirave shoqërore pas prerjes së kokës të një mësuesi francez në Paris dhe sulmeve vdekjeprurëse me thikë në Nisë.

"(Myslimanët) duhet të dëgjojnë me kujdes atë që Macron (ka thënë) ... Ai nuk dëshiron të izolojë myslimanët në Perëndim dhe ka plotësisht të drejtë," tha Gargash për Die Welt.

Ai tha se muslimanët "duhet të integrohen në një mënyrë më të mirë" në kombet perëndimore. "Shteti francez ka të drejtë të kërkojë mënyra për ta arritur këtë paralelisht me luftimin e ekstremizmit dhe mbylljen shoqërore," shtoi ai.

Gargash hodhi poshtë akuzat kundër presidentit francez se ai kërkon të përjashtojë myslimanët që jetojnë në Francë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco